Poligamia është e paligjshme në Kosovë dhe në Ballkan, por praktika ende ekziston. Poligamia është bashkëjetesa apo martesa e një burri me disa gra njëkohësisht.

Marketing

Poligamia njihet ndryshe edhe si martesa me më shumë se një grua dhe në Kosovë kjo zë vend në shumë qytete të Kosovës e sidomos në fshatra dhe kjo jo për një arsye të thjeshtë.

Në shumicën e rasteve martesa e dytë në Kosovë ka ardh si rezultat kur gruaja e parë nuk ka arrit të ketë femijë ose edhe në raste të caktuara kur nuk ka mund të ketë një femijë të gjinisë mashkullore sepse dihet që në vendin tonë kjo ka rol mjaft të rendeisshëm, më pas më pajtueshmeri mes familjës burri e ka marrë edhe gruan e dytë.

Christian couple holding hands praying together 2441553 Stock Photo at  Vecteezy
Foto ilustrim

Mesuesi që jeton më dy gra

Z. M nga një qytezë e Kosovës më profesion mësues kishte pritur 22 vite që të kishte femijë dhe kjo kishte qenë e pamundur. Ani pse kishte një jetë bashkshortore të mirë e të lumtur ai kishte vendos të merrte edhe gruan e dytë dhe kjo pikerisht për të pasur një femijë.

“Kam jetuar më gruan që para luftës në Kosovë dhe në përgjithesi kemi pasur jetë të mirë, por kjo nuk mundi ta bejë një femijë dhe në pajtim të plotë edhe me të unë vendosa të martohem. Normalisht nuk ka qenë e lehtë as për mua por si të jetohet pa femijë , kend ta lemë pas të pakten një femijë secili qift duhet ta ketë. U martova më gruan e dytë që ishte e divorcuar më parë dhe kaloj pak kohë dhe zoti na bekoj më një vajzë. Më pas kemi pasur deshirë që të kemi edhe femijë tjerë por ka qenë e pamundur ndodhta edhe për hkak të moshës” ka thenë për Albora.ch burri që tashmë ka dy gra në shtepi dhe në përgjithesi thotë se jeton i lumtur.

Njeriu që më profesion është mesues dhe që nuk e ka penguar aspak të ketë dy gra në shtepi tregon se si zhvillohet jeta e tyre dhe se vajzën e duan që të dy gratë sikur të ishte vajza e tyre.

“Gruaja e parë e don aq shumë vajzën dhe asnjeherë nuk e llogarit që nuk e ka vajzë te vëten. Në përgjithesi kuptohen mës vete por gruaja e parë është më e menqur më e matur dhe kujdeset edhe për gruan e dytë. Ka pas raste kur kam flejt më të dyja bashkë, por zakonisht flej një javë më njerën një javë më tjetrën kjo për shkak që mos të krijohen probleme.

“Ka shumë raste ketëj që kanë nga dy gra por kryesisht i marrin për femijë sepse askush nuk deshiron që të hy në gjynah më dike por pa femijë jeta është e veshtirë” ka thenë një intervistë të shkurtë për Albora.ch Z.M që deshi të mbetetj anonim për shkak që sipas tij i vjen turp të dal dhe të thotë publikisht që ka dy gra edhe pse i gjithë fshati e di dhe jo pjesë ku ata jetojnë.

Poligamia në ligjet e Kosovës

Poligamia, ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra.

Ata janë: Agim Çeku, ish-kryeministër, Sami Lushtaku, kryetari i komunës Skenderajt dhe Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ja politikanët kosovarë që kanë ka dy gra
Agim Çeku dhe Mimoza Harxh

Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në “Miss Kosova” prej kohës kur ishte kryeministër, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në Fushë Kosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur.

Sami Lushtaku

Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun. Ndryshe nga të tjerët, ai ka qenë transparentë për këtë detaj të jetës së tij.

Ja politikanët kosovarë që kanë ka dy gra
Blerim Shala dhe Aurita Agushi

Kështu vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me të gjatë kohës kur ky ishte Koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, nënkryetari i AAK-së nuk ka fëmijë.

Martesat më shumë shumë gra në Islam

Shefqet Krasniqi: Kiameti është afër, jemi në fund të dynjasë
Hoxhe: Shefqet Krasniqi

Në Islam, mbështetësit e poligamisë citojnë Kuranin dhe faktin se vetë Profeti Muhamed kishte shumë gra. Por historianët theksojnë se kjo praktikë inkurajohej gjatë kohës së luftës, kur shumë vejusha dhe jetimë kërkonin mbështetje financiare.

Ndryshe hoxha Shefqet Krasniqi se fundmi në një intervistë ka berë hirrje që burrat të marrin më shumë se një grua duke berë të ditur se më mirë të marresh dy gra se sa të ikesh më gra në menyrë të fshehur dhe më lidhje jashtë martesore.

Hoxhë Krasniqi ka treguar se si edhe i ka uruar burrat e skenës politike që kanë nga dy-tri gra.

“Disa njerëz të skenës politike, disa që kanë qenë në politik e disa deputetë, disa kanë qenë ministra që i kanë kah dy gra, unë i kam përgëzu, me kë jam taku prej tyre, i kam qu selam. Vallahi po më vjen mirë që i keni 2-3 gra, pse po më vjen mirë, se ti nuk shkon nëpër skuta nëpër qysh, po ti shkon te shpija. Ti je familjar, ta shohin hajrin shpija. Po këta tjerët nuk e lajnë keq ata”, ka thënë ai.

ALBORA.CH

Marketing