Reperi i njohur Kanye West, po hetohet nga policia e Los Anxhelosit pasi ai dyshohet se goditi me grusht një fans që i kërkoi autograf jashtë një klubi nate në qendër të qytetit.

Marketing

44-vjeçari West, dyshohet se debatoi me fansin jashtë një klubi në Los Angeles, pasi fansi iu afrua reperit që po afrohej pranë makinës së tij jashtë klubit, kur i kërkoi autografin, shkruan latimes.com, transmeton albora.ch.

Një video e siguruar nga TMZ, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin, në dukje i inatosur, duke bërtitur, ku më pas, dyshohet se Kanye e goditi me grusht duke e rrëzuar në tokë, përcjellë albora.ch.

Ndërkaq, sa i përket reperit, ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen./albora.ch/

Marketing