Një gjykatë në Quebec mori vendimi më 23 dhjetor që një baba nga Quebec, në Kanada të humb kujdestarinë e djalit të tij 12 vjeçar, pasi refuzoi të vaksinohej kundër COVID -19.

Marketing

Gjyqtari vendosi se për shkak të gjendjes aktuale shëndetësore “nuk ishte në të mirën e fëmijës të kishte kontakt me të atin, pasi ky i fundit nuk është vaksinuar, duke kundërshtuar kështu masat e vendosura nga qeveria”. Babai kishte kërkuar fillimisht që periudha gjatë së cilës ai kishte kujdestarinë e djalit të tij të zgjatej deri në fund të periudhës festive. Por gjykatësi në vend të kësaj i hoqi të gjitha të drejtat prindërore deri në shkurt, nëse ai nuk vendos që të vaksinohet.

Gjithashtu, dy fëmijët e tjerë 7 muajsh e 4 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar jetojnë me të ëmën.  Quebec ka shënuar rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital gjatë javëve të fundit. Shumica dërrmuese e të rriturve (mbi 90%) janë të vaksinuar. /abcnews.al/

Qeveria e provincës frankofone ka vendosur të ashpërsojë masat ndaj të pavaksinuarve, duke vendosur një taksë shëndetësore për ta. /albora.ch/

Marketing