Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Marketing

Në rend të ditës është vetëm një pikë: Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Mbledhja do të mbahet nga ora 14:00.

Me anë të një deklarate të përbashkët për media pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë falënderuar miqtë ndërkombëtarë për kontributin në rrugëtimin e Kosovës, por kanë mbrojtur qëndrimin që referendumi serb nuk bën të mbahet në Kosovë, ashtu siç paradite kërkuan ata.

“Hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”, thuhet në argumentimin e përbashkët të tre liderëve të shtetit.

Sipas njoftimit të publikuar, ky është një deklarim i përbahkët dhe një qëndrim i koordinuar “lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”. /albora.ch/

Marketing