Për vendimin që të mos importohet më rrymë dhe rrjedhimisht të caktohen reduktime të rrymës në Kosovës, ka shkruar e përditshmja britanike The Guardian.

Marketing

Vendimi për të nisur reduktimet e rrymës në mes të gushtit, pas njoftimit se më nuk mund të blihet energji me çmime të larta nga jashtë Kosovës, është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëare.

Në një artikull të The Guardian citohen nga KEDS-së, të cilët gjatë fundjavës njoftuan se nga e hëna (15 gusht, 2022) do të nisnin reduktimet e rrymës. Të gjithë konsumatorët do të kishin energji elektrike gjashtë orë, ndërsa dy orë do t’u ndalej.

Pas reagimeve të mëdha në vend, u tërhoq vendimi për reduktime, pasi Korporata Energjetike e Shqipërisë i dha Korporatës Energjetike të Kosovës rreth 1 mijë megavatë.

Kosova caktoi reduktimeve pas çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe pamundësisë për të importuar energji.  

E përditshmja britanike tregon se Kosova ka kapacitet brenda, përmes termocentraleve që janë ndotës të mëdhenj, që të sigurojë rrymë vetëm për rreth 2/3 e kërkesës.

“Derisa Kosova është një nga shtetet më të vogla dhe më të varfra të Evropës, detyrimi i saj që të vendos ndërprerje shton frikën se shtetet e tjera evropiane do të jenë të detyruara të shkojnë rrugës së saj. Çmimet në qiell, të ndikuara nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka shtyrë liderët evropianë të dakordohen për një plan multilateral për zvogëlimin e përdorimit të gazit, potencialisht duke përfshirë edhe reduktimet”

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar pas reduktimeve edhe për tërheqjen nga ky vendim.

Marketing