Presidentja e Kosovës ka reaguar me një postim në rrjete sociale si përkrahje ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë./albora.ch/

Marketing

“Lufta në Ukrainë, si rezultat i akteve te agresionit dhe sulmeve të paprovokuara të Rusisë, na e përkujton se sa e vlefshme është liria. Në ditë si kjo, kur shohim horrorin e luftës me të cilin përballet ky shtet, qëndrojmë me popullin ukrainas dhe shprehim solidaritetin tonë të thellë. Imazhet e tmerrshme nga Ukraina na përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj.
Prandaj, jemi në koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë, për të mos lejuar destabilizimin e rajonit tonë.
Hegjemonia ruse do të dështojë sërish. Liria dhe demokracia do të triumfojnë!” – tha presidentja në postimin e saj në facebook./albora.ch/

Marketing