141 vende kanë votuar pro rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndaljen e agresionit rus në Ukrainë.

Marketing

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka falënderuar ata duke e publikuar listën e plotë.

Pesë vendet që kanë votuar kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria, transmeton albora.ch.

Derisa 34 vende kanë abstenuar.

Kujtojmë, se Kina nuk do t’i bashkohet sanksioneve financiare të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë, njoftoi sot Komisioni Rregullator i Bankës Kineze.

Kryetari i Komisionit Rregullativ Kinez të Bankave dhe Sigurimeve, Guo Shuqing, deklaroi se Pekini zyrtar kundërshton vendosjen e sanksioneve.

“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbim normal ekonomik, tregtar dhe financiar me të gjitha palët përkatëse,” tha Guo në një konferencë shtypi, transmeton AP.

Ai shtoi se Kina nuk i miraton sanksionet financiare, “pasi ato nuk kanë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”. /albora.ch

Lexo edhe:

Marketing