Ambasada e Kosovës në Republikën Çeke, e cila mbulon edhe territorin e Ukrainës, ka njoftuar se tre shtetas të Kosovës janë larguar nga Ukraina, konfirmoi për albora.ch, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Marketing

Të njejtit u tha se kanë qenë në Ukrainë për periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.

Qëndresa Fazliu, zyrtare për komunikim në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë dha detaje rreth mënyrës së kthimit të tyre.

 “Ambasada në Pragë ka qenë në kontakt direkt me ta dhe përmes komunikimit me Departamentin Konsullor të Ministrisë së Jashtme Polake dhe zyrtarëve të kontaktuar në pikat kufitare iu është mundësuar lehtësimi për kalim në territorin e Polonisë. Më pas përmes rrugëve ajrore ata janë kthyer në Kosovë. Të njëjtit janë ndodhur në Ukrainë përkohësisht për çështje pune dhe biznesi”.

Fazliu u shpreh se autoritetet kosovare kanë arritur të kontaktojnë me shtatë kosovarë në Ukrainë. Katër personat tjerë, një familje katëranëtarëshe është thënë të jetë në rrugë e sipër për të kaluar në Hungari./albora.ch/

Marketing