Këtë javë, 120,9017 raste të reja Covid-19 u raportuan në Zvicër, 24% më shumë nga 97,335 raste të raportuara një javë më parë.

Për më tepër, numri i raportuar i pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital u rrit pak nga 340 në 352 krahasuar me një javë më pare, transmeton albora.ch.

Numri mesatar i rasteve 7 ditore kishte qenë në rënie të vazhdueshme që nga fundi i janarit. Megjithatë, numri filloi të rritet në ditët para fundit të shkurtit.

Marketing

Në të njëjtën kohë, vdekjet javore të raportuara nga Covid-19 ranë pak nga 52 në 42. Përveç kësaj, numri i pacientëve me Covid-19 në kujdesin intensiv ra 14% nga 143 në 123.

Sipas ekspertit të sëmundjeve infektive Didier Pittet rritja e rasteve nuk është e papritur pas relaksimit të kufizimeve. Megjithatë, përhapja e virusit është gjithsesi problematike për të pavaksinuarit, tha ai./albora.ch/

Marketing