Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për dhunë në familje dhe armë mbajtje, shkruan Albora.ch.

Marketing

Me datën 30 nëntor 2022 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Prizren raportohet për një rast ‘dhunë në familje’ në rr. ‘Srebrenica’.

“Rastit të raportuar në vendin e ngjarjes i përgjigjen njësitë relevante policore, të cilët i ndërmarrin masat e duhura. Identifikohet personi i dyshuar A. P. (82 vjeç), i cili arrestohet për shkak të dyshimit se i njëjti ka ushtruar ‘dhunë’ kundër familjareve të tij.

Kundër të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën penale ‘dhunë në familje’. Lidhur me këtë njoftohet prokurori i Shtetit, me aktvendim me shkrim të të cilit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri.

Lidhur me këtë informatë dhe pas njoftimit të prokurorit të Shtetit, identifikohet i dyshuari T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti vazhdon në procedim të rregullt, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa kundër tij ngritet kallëzim penal për veprën ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’”, thuhet në raportin e Policsë.

Albora.ch

No photo description available.
Marketing