Raport i fundit i Freedom House-it thotë se figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Marketing

Institucionet e Kosovës mbeten të dobëta, dhe korrupsioni i përhapur ka shkaktuar mosbesim të thellë publik ndaj qeverisë, ndërsa sundimi i ligjit është penguar nga ndërhyrja e ekzekutivit në gjyqësor, sipas raportit të Freedom House-i “Kombet në tranzicion” mbi korrupsionin.

Korrupsioni dhe kapja e shtetit thuhet se janë të përhapura dhe korniza institucionale për t’i luftuar ato është e dobët.

“Mandatet e katër organeve kryesore kundër korrupsionit të Kosovës mbivendosen dhe ato kanë vështirësi në koordinimin e përpjekjeve të tyre. Autoritetet kanë treguar pak përkushtim për ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe kur ndiqen zyrtarë të lartë, vendimet janë të rralla,” thuhet në raport.

Në vitin 2021, qeveria e sapozgjedhur e Albin Kurtit shtoi disa reforma që synojnë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, administrata u zotua të krijojë mekanizma të rinj të rishikimit gjyqësor dhe propozoi hartimin e ligjeve që do të lejonin qeverinë të konfiskonte “pronën e fituar në mënyrë të pajustifikueshme”.

Figurat kryesore politike të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë qenë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Freedom House vlerëson se ndërhyrja politike në gjyqësor mbetet problem dhe se korrupsioni i përhapur në gjyqësor ndikon negativisht në pavarësinë.

Tërhiqet vërejtja se prokurorët dhe gjykatat që mbeten subjekt i ndërhyrjeve politike dhe korrupsionit nga elitat e fuqishme politike dhe të biznesit, duke prishur procesin e duhur.

“Megjithëse ligji thotë se të pandehurit nuk duhet të mbahen në paraburgim para gjyqit, përveç rasteve kur ata kanë gjasa të shpëtojnë ose të manipulojnë provat, gjyqtarët shpesh urdhërojnë të dyshuarit të ndalohen pa arsye. Paraburgimi i gjatë është i zakonshëm për shkak të joefikasitetit gjyqësor dhe burimeve të kufizuara,” thotë Freedom House.

Raporti, i cili thotë se Kosova ka bërë përparim në qeverisjen demokratike, thotë se Kosova mban zgjedhje të besueshme dhe relativisht të mirë-administruara, por gjithashtu thotë se korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion mbi votuesit gjatë zgjedhjeve dhe se biznesmenët e fuqishëm në Kosovë mund të ndikojnë në zgjedhjet politike të të punësuarve.

Është thënë se Serbia vazhdon të ndikojë në platformën e Listës Serbe, si dhe në zgjedhjet politike të serbëve etnikë në përgjithësi.

Marketing