Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në ditën e dytë të gjyqit ndaj katër ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

Marketing

Rama e ka cilësuar të pagëlltitshme dhe një çorbë të shpifur të gjithë akuzat që bëhen ndaj tyre që udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht.

Kreu i qeverisë në një postim në Facebook ka postuar foton e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me mbishkrim nga fjalët e tij të thëna sot në seancën e sotme gjyqësore në Hagë.

“SIGURISHT QË PO!

Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!

MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA”, shkruan Rama.

Marketing