Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Konventa Ndërkombëtare e Turizmit mbahet për herë të parë në Ballkan dhe marrin pjesë personalitete nga 38 vende të ndryshme të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditore.

Marketing

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë iu drejtua pjesëmarrësve duke u thënë që të mund ta shikojnë nga afër Shqipërinë dhe të mos bazohen në stereotipet e krijuara për të.

“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut kështu shkruan kodi i shqiptarëve, i pari ligj i shkruar i këtij vendi 5 shekuj më parë dhe për sa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në prag, ky i fundit është zot shpie për aq kohë sa qëndron mes nesh. Prandaj të dashur miq nga 38 vende të botës në këtë konventë ndërkombëtare të turizmit ndihuni zotër të shtëpinë tonë.

Shijojini sa të mundeni dallimin e skajshëm mes stereotipit të Shqipërisë dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja. Ju siguroj që ky që shikoni është i vërtetë ndërsa vendi i krimit, mafias, varfërisë ekstreme, hajdutëve në çdo rrugë apo të pastrehëve është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht një vend që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën e tyre apo me penën e tyre.“, tha Rama.

Marketing