Më rastin e Ditës së Gruas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar presidentes së vendit, Vjosa Osmani figurën e “Hyjneshën në fron”, i cili është simbol i qytetit të Prishtinës.

Marketing

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me presidenten Osmani ka diskutuar për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së 🇽🇰, Dr. Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese”, ka shkruar kryetari i kryeqytetit.

Ai tutje ka thënë se e mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

Marketing