Në Ukrainë nuk ka mercenarë shqiptarë. Kjo është përgjigja që kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një konference me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell.

Marketing

Disa ditë më parë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shpreh se Ukraina po furnizohet me mercenarë nga vende të tjera mes tyre përmendi edhe Shqipërinë e Kosovën. Por Rama u shpreh se kjo akuzë e ngritur është krejtësisht e pa vërtetë.

Megjithatë Rama këto akuza të ngritura nga Moska i ka parë si një shqetësim që do ndiqen me vëmendje.

“Ne diskutuam dhe me përmendjen në mënyrë të vazhdueshme nga ana e autoritete të Moskës për një prani problematike në këtë konflikt. Akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë baskë me Kosovën. Është një akuzë pa asnjë bazë. Është e pavërtetë. Por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt.” tha Rama./albora.ch/

Marketing