Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës së veçantë në vigjilje të 555-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, i është përgjigjur pyetjes së drejtuar nga një prej të pranishmeve, në lidhje me mbrojtjen që i duhet bërë heroit, pasi shumë vend të tjera po  e bëjnë të tyre.

Marketing

Rama tha se Skëndërbeu nuk ka nevojë për mbrojtje, por ne kemi nevojë për ta njohur më mirë pasi ka shumë gjëra rreth historisë së tij, e padyshim një nga rrugët ku mund të marrim më shumë informacion është libri.

“Mund të shtoj dicka duke e lidhur me dicka qq Aureli tha më parë, me atë që Skënderbeu na qënka një mit që e ngriti lart komunizmi.

Në këtë reagim që ju përmendet ka lidhje edhe kjo, një lloj kundërveprimi komplet në terr, në emër të një çlirimi nga hija e rëndë e një figure që na e paska imponuar komunizmi.

Dhe pastaj ai zinxhir që u krijua, ku Skëndërbeu është një prej elementeve, si rezultat i nevojës për të dal në pah duke i gjuajtur një figurë aq të madhe.

Nuk mendoj që Skëndërbeu ka nevojë për fushatë pët ta mbrojtur, nuk ka asnjë nevojë, në kemi nevojë për ta njohur më mirë dhe për ta vlërësuar me mirë kontektstin që ai veproi, se ka aq shumë gjera për të mësuar nga histora e tij. Libri është gjëja më e vyer që i është kushtuar,” tha Kryeministri.

Marketing