Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama ka thënë se taksat e naftës nuk do të hiqen.

“Këtë nuk e zhbën dot askush as gomat e X5, as çmimi i energjisë nuk do të rritet. Taksat e naftës nuk do të hiqen kurrë. 650 milionë euro që duhet të paguajmë deri në fund të vitit për energjinë elektrike”, tha Rama.

Marketing

Rama solli sërish në vëmendje, së fatura e energjisë prej muaj nuk është prekur dhe se familjarët dhe biznesi i vogël nuk e paguan vetë, por e paguan së bashku me qeverinë.

“Ne po paguajmë 80% të kësaj fature, këtë nuk e ka bërë asnjë shtet në botë”, tha Rama, i cili solli si shembull rritjen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas kryeministrit kjo i kushton shtetit 650 milionë euro çdo vit. Ai tha poashtu se taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet./albora.ch/

Marketing