Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi për media në të cilën ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e infermierëve, ka bërë të ditur se nga Kosova vetëm gjatë vitit 2021 janë larguar mbi 400 infermierë, kryesisht në Gjermani.

Marketing

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës u’a kujton Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm gjatë viti 2021 nga Kosova janë larguar mbi 400 infermier, ndërsa gjatë këtij viti pritet që ky numër të shkoj deri në 900 infermier”.

Kjo sindikatë ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre nga ministria e Shëndetësisë dhe ekzekutivi.

“Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht,  të rritet pagesa e ndërrimeve të natës për infermier në nivel vendi për 100%, nga 18€ në 36€”.

“Të filloj pagesa e rrezikshmërisë në punë për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor”, thuhet në njoftimin e sindikatës së infermierëve.

Kërkesë tjetër infermierët kanë që tu paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendit, e gjithashtu puna jashtë orarit.

“Të filloj të paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendeve, të filloj paguhet puna jashtë orarit sipas ligjeve në fuqi”.

Ndërkaq ka shtuar se në shumicën e njesive përbërëse të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka infermierë që ndjekin kurse të gjuhëve të huaja.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinion e gjerë që në shumicën e njësive përbërëse të SHSKUK / QKUK së paku ka 4-5 infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor që janë duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja, sidomos asaj Gjermane ose në përfundim të procedurave për t’u larguar nga Kosova, madje ka shumë prej tyre që tashmë kanë kontrata me klinikat e vendeve të BE-së”. / albora.ch/

Marketing