Me njoftimin e Këshillit Federal të mërkurën se nga data 3 shkurt nuk do të ketë më detyrim karantine për personat që kishin qenë në kontakt me një person të infektuar, me sa duket ka pasur edhe ndryshim në regjimin e testimit.

Edhe pse ka pasur pak diskutime publike deri më tani, me vendimin autoritetet e ndryshuan rregulloren e tyre nga dhjetori dhe tani e tutje nuk kontribuojnë më në kostot e testeve PCR për personat e kontaktit, transmeton albora.ch.

Vetëm grupet e mëposhtme që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar tani marrin një test falas:

Marketing

1.Personat që jetojnë në shtëpi pleqsh ose që qëndrojnë rregullisht në spital për arsye profesionale ose shëndetësore.

2.Njerëzit të cilët janë veçanërisht të rrezikuar, siç janë ata që i nënshtrohen kimioterapisë./albora.ch/

Marketing