Nga sot më 1 janar 2022, mërgimtarët do të paguajnë vetë policët për sigurim kufitar, shkruan albora.ch.

Marketing

“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK)”, thuhet në njoftimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Këto tarifa, deri tani ishin mbuluar nga Qeveria e Kosovës.

“Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021”.

“Duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, sqarohet tutje.

Ndryshe, më 11 gusht, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e pesë milionë eurove për mbulimin e pagesës së polisës kufitare për mërgimtarët.

Me të gjitha votat për, u miratua propozimi i ministrit të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati.

“Përmes këtij propozimi Ministria e Financave ndanë 5 milionë euro për mbulimin e pagesës së polisës së sigurimit për mërgimtarët që hyjnë në territorin e Kosovës”, tha Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, kishte bërë të ditur se subvencionimi bëhet për të gjithë mërgimtarët dhe kanë vlerë një muaj.

Ndryshe, viti 2021 u përmbyll me mbi 2 milionë udhëtarë.  Vetëm gjatë dhjetorit të vitit që sapo lëmë pas përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë fluturuan 1,423 aeroplanë me 180 mijë udhëtarë.

Këto të dhëna për albora.ch i dha Valentina Gara – zëdhënëse e ANP-së.

“Nga data 1 deri më 28 dhjetor kanë fluturuar 1,423 aeroplanë me 180 mijë pasagjerë. Deri në fund të 2021 përmbyllim vitin me 2.1 milionë pasagjerë”, tha Gara.

Në bazë të shifrave të dërguara nga ANP-ja del se ndryshe nga viti 2021, viti 2020 ishte përmbyllur me mbi 1 milionë pasagjerë, ndërsa 2019 ishte e përafërt me vitin që lëmë pas me mbi 2 milionë. /albora.ch/

Marketing