Një 25 vjeçare nga Shqipëria u arrestua nga policia gjermane në qytetin e Kobhez të Gjermanisë, pasi një 37 vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e saj më 26 dhjetor, raporton gazeta gjermane “Latest Page Neës”, përcjellë albora.ch.

Marketing

Media gjermane shkruan se fillimisht mes tyre kishte pasur një sherr ku më pas vajza shqiptare dyshohet se e ka vrarë 37 vjeçarin.  

Deri më tani, 25-vjeçarja nuk ka rrëfyer asgjë në polici, ndërsa prokurorët e çështjes ende nuk kanë gjetur asnjë informacion që lidh të dy personat me njëri-tjetrin.

Prokuroria lëshoi urdhër arresti ndaj saj ditën e mërkure dhe tashmë do t’i nënshtrohet gjyqit. /albora.ch/

Marketing