Marketing

Një prej reperëve më të suksesshëm shqiptar Mc Kresha ka çuditur me deklaratën e tij rreth skeptikëve shqiptarë për tu vaksinuar, shkruan albora.ch.

Ai në emisionin “Fol Shqip” Show tha se i duket befasuese se si shqiptarët refuzojnë të vaksinohen duke mos iu besuar vaksinave të prodhuara nga të huajt, ndërsa jetojnë në tymin e Obiliqit.

 “Na shqiptarët i pijmë 3 litra raki, 3 pako cigare në ditë, jetojmë në tymin e Obiliqit edhe prap e vëmë në pikëpyetje vaksininën që e bënë amerikani, anglezi apo gjermani! Kuptohet që edhe unë jam kundër që vaksinimi me qenë obligativ, duhet të jetë vullnetar”, tha ai.

Jo vetëm për pandeminë globale, por reperi i shumë hiteve Mc Kresha foli edhe për shumë tema interesante në emisionin më të shikuar në diasporën shqiptare dhe jo vetëm “Fol Shqip” Show. /albora.ch/

Marketing