Një kg qershi në Tiranë kushton deri në 400 lekë të reja, ndërsa në Dibër fermerët e shesin 50 lekë të reja.

Marketing

“50 lekë nuk ia vlen me i shit fare. po si shitëm me 50 lekë ne i hedhim në kanal. Tregtarët me 50 lekë i marrin. S’kemi ku t’i çojmë. Ça kemi fituar, 1 milion lekë unë i le në peme. po fitimi im. Çdo gjë është me lekë”.

Dibra është një nga prodhuesit dhe furnizuesit kryesor në vend  me qershi.  Janë rreth 400 ha të mbjella ne rang qarku vitet e fundit dhe mbi 3 mijë ton prodhim.  Por edhe në këtë superprodhim nuk ka një qendër grumbullimi dhe treg për t’i shitur.

“Dibra është vend fruti-kulturë të ketë një fabrikë të na e marri të paktën. Duam nga shteti të na e marrë prodhimin. Zgjidhja është që duhet ta marrin me çmim të arsyeshëm.”

“Drejtorinë e bujqësisë nuk e njohim fare, nuk e di a ekziston.”

https://youtube.com/watch?v=S71Pr-8SuI4%3Ffeature%3Doembed

“Nëse vjet vinin dy tre tregtarë, këtë vit ka ardhur vetëm, një. Unë nga 1 milion që fitova më parëm, sivjet si kam bërë 300 mijë lek.”

Fermerët ankohen për çmimet e larta të pesticideve dhe plehrave kimike. Një tjetër problem është dhe mungesa e krahut të punës. Kjo ka bërë që shumë fermerë të mos i vjelin qershitë.

“Punëtorët kanë ik jashtë. Mua gjysmat më kalben në pemë. Punëtori do 20 mije lekë, ta shes me 50 lekë, unë bie brenda. Po kosto, helmi, punimet e gjërat.”

Një javë më parë një fermer në Dibër i shpërndau falas qershitë e tij, pasi nuk kishte mundësi të paguante punëtorë për vjeljen e tyre. /abcnews.al

Marketing