Qentë endacak vazhdojnë të jenë një ndër problemet permanente për qytetarët. Kjo për shkak sulmeve të ndryshme nga qentë.

Marketing

Qytetarët e Kosovës disa herë kanë ngreh shqetësim pasi që ndihen të rrezikuar nga ata.

Qytetarët e Prishtinës janë më të zëshëm  rreth ngritjes së këtij shqetësimi.

Në disa lagje të kryeqytetit qentë endacak shihen të mbledhur në grupe, si Rrugën B, në Breg të Diellit, në parkun e qytetit, në kampusin universitar, etj. Grupe të tilla mund të shohësh edhe në sheshet kryesore të Prishtinës, si në sheshin “Zahir Pajaziti”, në sheshin “Nënë Tereza” dhe në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Sipas raportimeve, në Prishtinë janë rreth 10,000 qen endacakë.

Ndërkaq, numri i qeneve endacak në gjithë Kosovën është rreth 250 mijë.

Si kanë vepruar qytetarët dhe institucionet e Kosovës më qentë endacak?

Ka raste kur qytetarët kanë marr edhe masa ekstreme ndaj qeneve endacak.

Në Kosovë, ka raste që qentë janë vrarë me armë, si dhe janë helmuar në mënyra të ndryshme.

Vrasja e qeneve ka qenë praktik edhe institucionale.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, kishte lejuar që  në vitin 2011, të vriten. Në atë kohë u vranë rreth 300 qen endacak.

Por, një gjë e tillë ishte ndaluar pasi që kishin reaguar aktivistët e të drejtave të kafshëve, si dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Gjatë kësaj jave, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka prezantuar draftin Strategjik Kombëtar dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028.

Zëvendëssekretarja në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Venera Qerkini , në dëgjimin publik ka treguar se cila është strategjia 7 vjeçare për qentë endacak.

May be an image of 4 people and people standing
Prezantohet draft Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028

“Strategjia si shtojcë ka edhe planin e veprimit që do të zgjas 3 vite, por që pas përfundimit me vendim të MAPL-së do të zgjatet deri në përfundimin e afatit kohor sa është edhe strategjia. Strategjia ka një afat 7 vjeçar me qëllim që komunave tu jepet një hapësirë e mjaftueshme për të realizuar planin e veprimit, ku pastaj qeveria e merr si obligim që të bëhet edhe analiza e buxhetit shtesë për realizimin e këtij aktivitetit ë rëndësishëm. Qëllimi i kësaj strategjie është që të bëhet parandalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive dhe zoonetike dhe zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, të parandalohet braktisja e qenve nga pronarët e tyre, ndalimi i mashtrimit dhe shitjes së pakontrolluar të qenve”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër, kryesuesja e grupit punues të kësaj strategjie, Teuta Fazliu ka dhënë detaje të tjera për këtë strategji, e cila ka për qëllim zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë.

“Strategjia parashihet të jetë në një afat 7-vjeçar ku gjatë kësaj kohe komunat e Kosovës do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aktivitetet që të do të dalin nga plani i veprimit, gjithashtu MAPL do të kërkojë edhe vlerësimin e buxhetit aktual dhe shtesë të komunave për të mbështetur zbatimin e kësaj strategjie. Strategjia ka për qëllim zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, të mos braktisen qentë nga pronarët e tyre, parandalimin e kontrabandës të kafshëve shoqëruese, ndalimi dhe mashtrimi dhe shitja e pakontrolluar nga shitja e mashtrimet ilegale. Kjo strategji ka për qëllim që të koordinojë veprimet e institucioneve relevante dhe përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollin efektiv të numrit të qenve me dhe pa pronar në mënyrë që të adresohet problemi me shtimin e madh të qenve në rrugë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, aktivisti i Drejtave të kafshëve në Kosovë, Driton Gusia në një prononcim për Albora.ch ka folur se çfarë është bërë deri më tani për qentë endacak.

Ai ka thënë se nuk ofrohet trajtim i qeneve, nuk i dërgohen në strehimore as nuk sterilizohen.

No description available.
Driton Gusia

Për më tepër, ai e ka përmendur edhe vrasjen e qeneve, duke thënë se nuk është një metodë efektive.

“Nuk ofrojnë trajtim për qentë endacak , përfshirë, as nuk i çojnë në strehimore as nuk sterilizojnë, as nuk i vaksinojnë, apo me i lëshu në rrugë , siç e kem këtë metodologji në Kosovë, që është e aplikueshme edhe në vendet tjerë të aplikueshme, as nuk i vrasinë qentë , është metodë që nuk ka kurrë efekt. Edhe nëse t`i e jep maksimumin me përkushtimin më të madhin, me kapacitete maksimale që kishte mundur t’i ketë Kosova ose cilido shtet për të provuat me i shfaros qentë endacak”, ka deklaruar ai.

“Nuk po e jap asnjë argument pse nuk duhet me i shfarosë qentë, përpos argumentit që nuk mundesh, veç ki me bo ma keq punën,  duke u bazuar në historinë e trajtimit e qeneve endacak prej një shteti barbar, si qeveria e Rumanisë, për shkak që një familjar i një politikani është sulmuar prej një qeni, që më vonë ka dalë që ka  qenë qen me pronar, jo endacak,  shteti i  kombinuar me një mentalitet të prapambetur, u mobilizua me një qasje tepër reaksionare”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka thënë se shteti ka marrë vendim me i shfaros të gjithë qentë në atë shtet.

Gusia ka shtuar për një dekadë janë dhënë informacione nëpër radio për mënyra të ndryshme të vrasjeve të qeneve, si të helmohen qentë, etj, dhe përkundër këtyre masave ka pasur raste të shumta të sulmeve nga qentë.

Albora.ch

Marketing