Presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim të fundit ka theksuar se Rusia duhet t’i nënshtrohet një “vetë-pastrimi të shoqërisë” për të hequr qafe “bastardët dhe tradhtarët”.

Marketing

“Perëndimi kolektiv po përpiqet të copëtojë shoqërinë tonë, duke spekuluar mbi humbjet ushtarake, mbi efektet socio-ekonomike të sanksioneve, në mënyrë që të provokojë një rebelim të popullit në Rusi”, tha Putin përmes një video fjalimi të postuar në mediat sociale.

“Por çdo popull, veçanërisht populli rus, është në gjendje të dallojë patriotët e vërtetë nga bastardët dhe tradhtarët dhe do t’i pështyjë ata”, tha ai për ata që nuk e mbështetën Kremlinin.

Ai shtoi se është i sigurtë se ky vetë-pastrim është i domosdoshëm dhe i natyrshëm dhe nuk do të bëjë asgjë më shumë sesa të forcojë shoqërinë ruse, transmeton albora.ch.

“Problemi nuk qëndron në këtë, por e përsëris, fakti është që shumë nga këta njerëz në thelb, mendërisht, jetojnë diku tjetër dhe jo këtu me ne, me njerëzit tanë, me Rusinë”, tha Putin.

Gati 15,000 njerëz në të gjithë Rusinë janë arrestuar që nga fillimi i pushtimit, sipas të dhënave nga grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info./albora.ch/

Marketing