Zvicra ishte ndër vendet e para që filloi vendosjen e 5G, por frika shëndetësore nga rrezatimi nga antenat ka ngjallur shumë kundërshtime ndaj teknologjisë së re.

Marketing

Në një sondazh zviceran të kryer në vitin 2020, shumica e të anketuarve ishin kundër antenave të rrjetit 5G në afërsi të shtëpive të tyre, transmeton albora.ch.

Megjithatë, një studim i ngjashëm i publikuar këtë javë nga faqja e konsumatorit bonus.ch, tregon se gati gjysma (49 përqind) e të anketuarve mbështesin teknologjinë 5G, krahasuar me vetëm 35 përqind në 2020. Vetëm 27 kanë një opinion të pafavorshëm, krahasuar me 44 përqind dy vite më parë.

Në sondazhin e ri, 55 për qind përmendën përparimet teknologjike si arsye për mbështetjen e tyre ndaj rrjeteve 5G, të ndjekur nga ata që shohin avantazhet e kësaj teknologjie si shpejtësia e përmirësuar dhe reduktimi i konsumit të energjisë.

Nga ana tjetër, frika për mjedisin dhe për sigurinë kibernetike po fiton terren në krahasim me vitin 2020, sipas sondazhit./albora.ch/

Marketing