Shumë njerëz e kanë bezdi që të presin në radhë të gjata për të kryer punët e tyre, por një 31-vjeçar në Britaninë e Madhe këtë punë të pazakontë e ka shndërruar në profesion.

Marketing

Siç raportohet në mediet e huaja, Freddie Beckitt nga Londra, që me profesion është shkrimtar i trillimeve historike, tashmë po e identifikon veten si një ‘profesionist në radhë’.

Ai thotë se fiton më shumë se 200 dollarë në ditë duke qëndruar në radhë për të tjerët, pasi që kërkon 27 dollarë në orë për të kryer këtë punë.

Pasi ka punuar për tre vitet e fundit, Beckitt thotë se është bërë ekspert në këtë “zanat”.

Ai ka klientë që variojnë nga familjet me fëmijë te pensionistët dhe qëndron në radhë për pazar, duke marrë bileta për ekspozita, muze, filma dhe shfaqje.

Në shumë raste, qëndrimi në radhë dhe marrja e biletave përfundon brenda disa orësh, por Beckitt thotë, ai më pas pret edhe disa orë të tjera derisa klientët e tij të mbërrijnë për t’u dorëzuar biletat e tyre.

Beckitt shpjegon se si familja dhe miqtë e tij fillimisht u argëtuan nga zgjedhja e tij e çuditshme e profesionit.

Përveç fitimit të parave nga qëndrimi në radhë, Beckitt gjithashtu reklamon veten për disa punë të çuditshme të tjera./albora.ch/

Marketing