Një vajzë 8-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pyllin Könizbergwal afër Niederwangen BE të martën në mbrëmje.
Hetimet kanë nisur menjëherë nën drejtimin e Prokurorisë Publike Rajonale, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë e një aksidenti apo një pale të tretë.
Po ashtu njësitet policore po shikojnë për çdo gjurmë që mund të çojë në zbardhjen e rastit.
Blick raporton se Policia po vazhdon kërkimet me ndihmën e një qeni snifer, teksa thuhet se nënat janë të frikësuara dhe nuk po i heqin sytë nga fëmijët e tyre.
Zona pyjore është e rrethuar gjerësisht.
Dhjetra oficerë policie ndodhen në terren në pyll.
Nuk ka detaje të hollësishme se si po kryhen kërkimet, megjithatë, sipas gazetarëve, mund të supozohet se ata po kërkojnë të dhëna për të mbledhur më shumë prova.
Policia është e pranishme edhe në qarkun fqinj. Policia është në vendngjarje me dhjetëra shërbime emergjente, duke kontrolluar kopshte dhe shtëpi.
Banorët vendas janë të tronditur dhe të frikësuar. Me lot në sy, një grua thotë se për momentin nuk do ta lërë fëmijën e saj vetëm nga shtëpia./albora.ch/