Për shumë kë jeta mund të fillojë më gëzim, por jo për të gjithë mund të përfundojnë ashtu si ka filluar. Njerëzit, priren shpesh për të jetuar një jetë të “lumtur”. Por jo të gjithëve mund t`i shkojë jeta në mënyrë të tillë. Ka raste që jetën e tyre e përfundojnë në mënyrë tragjike.

Marketing

E tillë është edhe vetëvrasja. Shpesh herë në shoqërinë kosovare, kemi dëgjuar për vetëvrasjet. Pyetje më e shpeshtë është: Pse?. Por jo gjithmonë mund ta marrim përgjigjen e kësaj pyetje.

Në Kosovë, siç njofton Policia e Kosovës nga muaji janar deri më 15 maj të këtij viti kanë ndodhur 9 vetëvrasje, por ky numër nuk po shihet si numër real.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Albora.ch kanë treguar se si hetohen rastet e vetëvrasjeve.

“Vetëvrasjet si akt trajtohet nga institucione dhe nga individë të profesioneve të ndryshme. Secili i qaset nga fushë-veprimi i vet.  Është teme e psikologëve, mjekeve etj., të cilët kanë rol parandalues e këshillues. Policia i heton këto raste kur dyshohet se personi është shtyrë të bëjë një veprim të tillë, pra kur kemi të bëjmë me vepër penale “shtyrja në vetëvrasje”  dhe kur ka të dhëna se është konsumuar vepra penale ,,ndihma në vetëvrasje””, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet institucioni më i besueshëm në vend - Sinjali

Gjithashtu, nga Polica kanë bëjnë apelojnë tek ata persona që kanë informacione për persona të caktuar me probleme t`i lajmërojnë rastet në institucionet përkatëse.

“Ne si polici, si në çdo paraqitje tonë, shfrytëzojmë rastin që përmes mediave të apelojmë për raste të ndryshme e në rastin konkret apeli ynë u drejtohet atyre që kanë informata se persona të caktuar me probleme, që gjinden në një hidhërim të thelle dhe depresion,  për këto raste, për këta persona të lajmërojnë institucionet përkatëse, përfshirë policinë edhe pse puna rehabilituese, këshilluese u takon institucioneve, profesioneve tjera,  ne do ta adresojmë problemin atje ku duhet në mënyrë që të kemi sa më pak raste të tilla”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Albora.ch.

No description available.
Tabela me statistikat lidhur me vetëvrasjet e regjistruara nga PK.

Lidhur më këtë statistika të Policisë ka folur, drejtori i Qendrës telefonike “Linja e Jetës”, Bind Skeja. Ai në një prononcim për Albora.ch hedhë ndyshime mbi këto statistika të Policisë së Kosovës.

“Fillimisht, policia e Kosovës vazhdimisht i plotëson të dhënat në bazë të zhvillimit të hetimeve. Pra, deri tani janë 9 vetëvrasje të konfirmuara, por kjo shifër mund të ndryshoj pasi që konfirmohen raste tjera të cilët kanë ndodhë brenda këtyre muajve. Gjithashtu duhet të cekët se ne kemi kontaktuar policinë e Kosovës disa herë për të konfirmuar metodën e klasifikimit të statistikave, por nuk kemi marrë përgjigje. Kjo, së bashku me përvojat tona si “Linjë” na ka bërë të dyshojmë se këto statistika nuk janë reale dhe se në fakt numri i vetëvrasjeve është më i lartë se çka është raportuar. Duhet një hulumtim i mirëfilltë në bashkëpunim me policinë e Kosovës në mënyrë që të konfirmojmë statistikat e sakta”, ka deklaruar Skeja.

May be an image of one or more people and text
Themelusi i Qendrës telefonike “Linja e Jetës”, Bind Skeja

Po ashtu, ai ka shpjeguar se nuk ka një shkak specifik që e bën këtë fenomen kaq kompleks për ta trajtuar, por sipas tij, ka disa faktorë të cilët rrisin rrezikshmërinë.

“Mendimet për vetëvrasje shfaqen kur një person përballet me stresorë të vazhdueshëm pa parë ndonjë dalje nga ky problem. Me kalimin e kohës, në pamundësi të largimit nga situata apo zgjidhja e problemit, ideja e vetëvrasjes bëhet më e preferueshme. Nuk ka ndonjë shkak specifik, gjë që e bën këtë fenomen kaq kompleks për ta trajtuar, por ka disa faktorë të cilët rrisin rrezikshmërinë. Pasi që e ceke ndikimin kulturor, këtu po i referohem stigmës me të cilën ballafaqohen persona të tillë, por gjithashtu paragjykimeve dhe shtypjeve të cilët mund ti përjetojnë si individ të cilët i përkasin grupeve të ndryshme minoritare, si komuniteti queer. Sidoqoftë duhet të potencohet se vetëvrasja nuk është zgjidhje dhe se ka rrugë tjera të cilat mund të ndërmerren në mënyrë që të gjejmë zgjidhje për situatën tonë, prandaj edhe punojmë në “Linjën e Jetës””, ka theksuar drejtori i drejtori i “Linja e Jetës”.

Sipas tij, nga qeveria ka mbështetje minimale financiare për institucionet që merren më këto probleme.

Po ashtu, Skeja ka shtuar se një gjë e tillë ndodhë edhe më Qendrën telefonike “Linja e Jetës”

“Stafi në institucione qeveritare nuk e ka përkrahjen e duhur për të mbuluar nevojën për shërbime të shëndetit mendor në Kosovë. Psikiatritë, qendrat e shëndetit mendor, etj. kanë mbështetje minimale financiare nga qeveria dhe rrjedhimisht janë deri në fyt me përgjegjësi. Kjo ka bërë që sektori privat i klinikave psikologjike dhe psikiatrike të zhvillohet pa ndonjë ndalesë dhe të përfitoj nga neglizhenca institucionale, gjë që ka sjellë edhe shumë probleme etike. Gjithashtu, ende mungon një përkrahje apo bashkëpunim minimal me Linjen e Jetës, gjë që neve sot na sjellë në skaj të mbylljes”, ka thënë Skeja.

Po ashtu, ai ka folur edhe për tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, me moton: “Nuk ka shëndet pa shëndet mendor”, që është mbajtur në Prishtinë.

“Është mbajt një tryezë mbi shëndet mendor, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku janë diskutuar disa pika si promovimi i shëndetit mendor dhe fokusi më i madhë në këtë fushë. Mirëpo, duke i pasë parasysh përvojat tona me të deritanishme, pa hapa konkret jemi shumë skeptik”, ka përfunduar Skeja.

Albora.ch

Marketing