Kosova këtë vit ka regjistruar shifra të larta aksidentesh derisa ka edhe rritje të personave të vdekur nga aksidentet në komunikacion. Arsyet janë të ndryshme sipas eksperteve të komunakcionit, por shpejtësia është elementi kryesor në aksidentet e shkaktuara.

Marketing

Sipas të dhenave nga Policia e Kosovës, 98 persona kanë vdekur në aksidente të ndryshme trafiku për 11 muaj në Kosovë, shkruan Albora.ch.

Nol Dedaj

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj në një bisedë për Albora.ch ka treguar se cilët janë faktorët dhe elementet që shkaktojnë aksidentet duke përfshirë këtu edhe ardhjen e diasporës në vendlindje dhe numrin e lartë të veturave.

“Shpejtësia si element kryesor por edhe faktori njeri bashke edhe elementet tjera si lodhja pagjumsia alkooli etj, shkaktojnë pothuajse  85% te aksidenteve. Me ardhjen e diaspores sidomos në muajt korrik, gusht dhe dhjetor deri në mes të muaj janar, rrugëve tona ju shtohën edhe rreth 50.000 automjete që do të thotë se edhe gjasat e rritjes për aksidente shtohen shumë.

Rreth 20% aksidentet shkaktohen nga 5 faktorë të cilët në vete i kanë edhe elementet e tyre të cilët janë aktiv gjatë aksidenteve” ka thenë ai.

Mungesa e një institucioni të specializuar për aksidente

Aktualisht, Kosova nuk ka asnjë institucion të specializuar që do të mund të bënte një hulumtim për elementet e faktorëve të cilat edhe shkaktojnë aksidentet.

“Për fat të keq Kosova nuk ka instutucione të specializuara për hulumtimin e elementeve e faktorëve të cilët shkaktojnë aksidentet, prandaj nuk egziston asnjë mundësi të merren masat preventive.

Këmbësorët janë pjesë e aksidentëve me fatalitet prej rreth 40% te tyre. Më qenë se aksidentet me këmbësorë kërkojnë njohuri të specializuar për identifikimin e elementeve të faktorëve të cilët shkaktojnë aksident pikërisht për ketë arsye edhe përseritën aksidentet edhe të tipit automjet me automjet por edhe automjet me këmbësorë.

Të dhënat nga Policia e Kosovës

Këta 11 muaj në Kosovë 98 persona kanë vdekur në aksidente të ndryshme trafiku. Krahasuar me vitin 2021, këtë vit kemi ulje të aksidenteve me fatalitet. Pra në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 102 viktima.

Në statistikat e policisë, shihet se këtë vit ka rritje të aksidenteve me persona të lënduar.

Sivjet nga 7045 aksidente, lëndime trupore kanë pësuar 13369.

Këtë vit kemi edhe 11754 aksidente me dëme materiale.

Ndërsa, në total kanë ndodhur 18886 aksidente trafiku.

Gjithashtu janë shqiptuar edhe 602858 gjoba për personat që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Grafita më numrin e aksidenteve

Albora.ch

Marketing