Rreth 30.000 persona u mblodhën në kryeqytetin e Gjeorgjisë të premten në shenjë solidariteti me ish-vendin tjetër sovjetik, Ukrainën.

Marketing

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Protestuesit në Tbilisi kujtojnë pushtimin e vendit të tyre nga Rusia më 2008.

“Ne kuptojmë ukrainasit, ndoshta më shumë se çdo vend tjetër, sepse ne e kemi parë agresionin barbar rus në tokën tonë”, tha një protestues 32 vjeçar për AFP’në.

 “E gjithë bota duhet t’i rezistojë Putinit i cili dëshiron të rikthejë Bashkimin Sovjetik”, tha një 55 vjeçare.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, ka shprehur solidaritetin me Ukrainën, dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë armiqësitë.

Por kryeministri, Irakli Garibashvili, shkaktoi pakënaqësi kur njoftoi se Tbilisi, s’do t’i bashkohet sanksioneve ekonomike dhe financiare që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë./albora.ch/

Marketing