Rezultatet përfundimtare të së dielës tregojnë se 64.8% e votuesve refuzuan propozimin e parlamentit kantonal të Cyrihut për të futur të drejtën e votës nga mosha 16 vjeçare.

Marketing

Cyrihu është kantoni më i fundit që ka hedhur poshtë të drejtën e votës për të rinjtë. Deri më tani, vetëm kantoni Glarus ka futur të drejtën e votës për 16 dhe 17-vjeçarët.

Kundërshtarët, veçanërisht partitë politike në qendër, argumentuan se ulja e moshës së votimit nga 18 në 16 nuk do të rriste domosdoshmërisht pjesëmarrjen politike, por rrezikonte të minonte besueshmërinë e vendimeve demokratike.

Një aleancë e përkrahësve të krahut të majtë dhe të qendrës tha se Cyrihu mund të jetë një shembull për të tjerët për të promovuar demokracinë e drejtpërdrejtë, transmeton swissinfo.ch.

Përpjekje të tjera

Sipas Federatës së Parlamenteve Rinore, të paktën 13 kantone të tjera – qoftë votues, parlament apo qeveria – kanë hedhur poshtë propozimet gjatë dekadës së fundit.

Vitin e kaluar, votuesit në Uri kundërshtuan qartë një propozim për të futur të drejtën e votës për të rinjtë.

Lëvizjet janë ende duke u zhvilluar në të paktën tetë nga 26 kantonet e vendit për të ulur moshën e votimit dhe një propozim për një ndryshim kushtetues po hartohet gjithashtu nga parlamenti zviceran.

Vendimin përfundimtar për këtë reformë në nivel kombëtar do ta kenë votuesit zviceranë, me kusht që të dy dhomat e parlamentit ta miratojnë në radhë të parë.

Foto: Pixabay

Marketing