Personi që shihni në foto është Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që mbeti i vrarë pas shpërthimit me bombë në makinë teksa lëvizte në aksin Tiranë-Elbasan.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35 në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Ekspertët thonë se shpëthimi me telekomandë nuk mund të bëhet në një distancë më të madhe se 500-700 metër, dhe për këtë dyshimet e policisë janë se autorët kanë ndjekur me sy të lirë të gjithë skenën.

Sadikaj, 27 vjeç, me origjinë nga Berati, ishte duke lëvizur me mjetin e tij në drejtim të Elbasanit, në momentin e shpërthimit.

I lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, Sadikaj rezulton person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

I riu rezulton të jetë përballur disa herë me drejtësinë për vepra të ndryshme penale.

Top Channel, ka publikuar skedën kriminale të 27 vjeçarit, i vënë disa herë nën akuzë për vjedhje, plagosje apo tentativë vrasje.

٠Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

٠Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

٠Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup;

٠Më datë 30.07.2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

27 vjeçari Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol të telekomanduar sipas të dhënave të QKB rezulton pronar i një resorti në Memaliaj.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=18391776&v=2.1&guid=97dcc86a77924f9ea263167dba5b06e7cb4b35ec81af4e308b533e7ddb9007ca
Marketing