Një skocez ka folur për tronditjen e tij pasi u kthye nga pushimet kur zbuloi se djali i tij kishte udhëtuar në Kiev për të luftuar me ushtrinë ukrainase.

Marketing

Adam Ennis, 35 vjeç, tani është i përfshirë me një togë prej 50 personash nga e gjithë bota, për të mbrojtur rrugët e kryeqytetit ukrainas, transmeton albora.ch.

Prindërit e tij kishin qenë në udhëtim tre mujor, për të vizituar vajzën e tyre, e cila jeton në Tajlandë. Babai i Adamit, Brian, i tha BBC Scotland se ishte tronditëse kur zbuloi se çfarë kishte bërë djali i tij.

“Adami duhej të na merrte në aeroport. Por në vend të kësaj na mori shoku i tij. Shoku i tij nuk na tha asgjë derisa Adami foli me ne. Pra, ne nuk ishim në dijeni derisa ai na telefonoi atë mbrëmje. Ai ishte tashmë në Ukrainë në një kamp.” /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing