Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot ka vizituar në spitalin e Kievit një vajzë 16-vjeçare, e cila ishte plagosur nga ushtria ruse. Ai mësoi nga vajza se ishte bërë yll i TikTok-ut, shkruan BBC.

Marketing

“Të gjithë të mbështesin në TikTok”, i tha atij Katya Vlasenko, automjeti i familjes së të cilës u qëllua teksa ata iknin nga forcat ruse, transmeton albora.ch.

Presidenti 44-vjeçar i dhuroi një tufë të madhe me lule dhe tha: “E di që nuk është e lehtë, por ne po bëjmë gjënë e duhur”.

Pasi dëgjoi për popullaritetin e tij në platformën e videove, ai pyeti: “Pra, ne e kemi pushtuar TikTok?” /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing