Është ndoshta makthi i çdo prindi që fëmija i tyre mund të rrëmbehet.

Më 15 dhjetor 2005, u ndodhi një gjë e tillë ciftit Rosalia dhe Yasir, ku nuk kishte kaluar as rreth 24 orë kur një grua e paraqitur si infermiere i tha babait të fëmijës se orët e vizitave kishin mbaruar dhe ajo duhej ta merrte djalin për ta ushqyer, transmeton albora.ch.

Që atëherë nuk ka pasur asnjë gjurmë të fëmijës. Fëmija ishte zhdukur dhe prindërit nuk e panë më deri më tani.

Pas vitesh hetimi, Instituti i Shkencave Ligjore kreu një analizë të fytyrës duke përdorur imazhe për të përcaktuar se si mund të duket Chavita sot.

Në fakt, hetuesit gjetën një adoleshent që kishte shumë ngjashmëri me identikitin e krijuar nga ekipi. Për t’u siguruar se ishte djali që ishte zhdukur, përgjegjësit kryen analiza në materialin gjenetik të të rinjve, Rosalia dhe Yasir. Përputhja e marrëdhënies gjenetike ishte 99.99 për qind.

I riu dhe prindërit e tij tani janë ribashkuar, por hetimet për rrëmbimin e tij gati 17 vjet më parë vazhdojnë. Askush nuk është arrestuar për veprën penale të rrëmbimit të një fëmije./albora.ch/

Marketing
Marketing