Një rrjedhje masive të dhënash nga një prej bankave private më të mëdha në botë, Credit Suisse ka nxjerrë në pah pasurinë e fshehur të klientëve të saj të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Bëhet fjalë për detajet e llogarive të 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën të cilët zotërojnë në këtë bankë më shumë se 100 miliardë franga zvicerane (ose 80 miliardë £) të mbajtura të fshehura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.

Nuk mungojnë edhe llogaritë nga Shqipëria. Nëse sheh me vëmendje hartën që ka publikuar “The Guardian” vihet re se në këtë bankë ka edhe llogari të personave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Mediat e huaja që kanë raportuar lajmin nuk i kanë nxjerrë ende të gjithë emrat për të parë se cilët janë shqiptarët që kanë depozituar para në këtë bankë.

Siç shkruajnë gazetat e përfshira, llogaritë e ekzaminuara janë hapur me dekada, megjithatë, dy të tretat e aseteve të shqyrtuara janë llogari që janë hapur që nga viti 2000.

Baza e të dhënave të bankës zvicerane u zbulua nga një sinjalizues anonim për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Ekipi hulumtues citoi sinjalizuesin: “Unë mendoj se sekreti bankar zviceran është imoral”, transmeton albora.ch.

Credit Suisse tashmë i është përgjigjur akuzave. Pak minuta pas publikimit të raportit, departamenti i komunikimit i bankës lëshoi ​​një deklaratë.

“Këto pretendime të mediave janë pjesë e përpjekjeve që duan të sjellin në mos reputacion bankën dhe qendrën financiare zvicerane, e cila ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit”.

Siç shkruan banka, publikimet janë “çështje historike”. 90 për qind e 30,000 llogarive të prekura tashmë janë mbyllur./albora.ch/

Marketing
Marketing