Princi Harry nuk mundi ta takonte gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth sa ishte gjallë pasi mbërriti shumë vonë në Kështjellën Balmoral në Skoci, ku dhe ndërroi jetë.

Marketing

Së fundmi, burime pranë pallatit mbretëror janë shprehur se ai e mori lajmin për vdekjen e gjyshes nëpërmjet mediave.

Një person i brendshëm i Pallatit Buckingham tha për Page Six se Harry ishte thirrur në Skoci nga babai i tij, mbreti i ri Charles III, në mëngjes.Megjithatë, një burim tjetër i pallatit konfirmoi se askush nga familja, apo ndonjë oborrtar, në fakt nuk e thirri Harry-n për t’i treguar për vdekjen e monarkes.

Harry dhe Markle thuhet se u kthyen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, të mërkurën për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre, Archie 3-vjeçar dhe Lilibet, 1 vjeç.

Marketing