Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklarimeve të ish-senatorit Dick Marty se është kërcënuar me vrasje nga shërbimet inteligjente serbe, në mënyrë që faji t’u lihet shqiptarëve, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet zvicerane.

Marketing

Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se Osmani ka kërkuar informata nga Zvicra “sapo është bërë publik lajmi për Dick Martyn”.

 “Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty, në mënyrë që pastaj t’ua lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë Kupina.

Ndërsa, si shkak i ndjeshmërisë së rastit, është bërë e ditur se Osmani do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran.

Televizioni publik zviceran ka raportuar se ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur që 16 muaj nga policia zvicerane, pas kërcënimeve për vrasje nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb./albora.ch/

Marketing