Sinan Ademi nga Gjilani ka pritur dje dy orë për ta takuar Presidenten Vjosa Osmani, por s’ka arritur që të flasë me të, meqenëse është injoruar nga Osmani.

Marketing

Para se të vinte presidentja, i moshuari qante nga emocionet se do ta takonte të parën e shtetit.

“Po kaj valla, veç prej gëzimi që ma pruni Zoti me përjetu shqiptaren presidente. Te shkallët kom me rujt, n’më lidhshin Policia, le t’më lidhin, qaty kam me i dal përpara. Vec dy fjalë i kam”, tha Ademi,, raporton Express.

Por, ai u injorua më pas nga presidentja.

“Dy fjalë i kam…”, dëgjohet Ademi duke i thënë presidentes, e cila nuk ndalet për ta dëgjuar, por vetëm e vazhdon rrugën.

Ndryshe, Osmani që nga dje ka nisur vizitat nëpër komunat e vendit. Të parën komunë që ka vizituar është ajo e Gjilanit, udhëhequr nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje./albora.ch

Marketing