Në një konferencë për shtyp, presidenti kroat, Zoran Milanoviq u shpreh se Serbia është e pafuqishme që të shkaktojë agresion në Ballkan sërish, siç po bën Rusia në Ukrainë.

Marketing

Milanoviq tha se po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me Serbinë që është ndër shtetet e pakta që ende s’ka dënuar sjelljet e Rusisë. Tutje, ai theksoi se Beogradi është i dobët dhe s’ka fuqi të kryejë agresion.

“Lidershipi serb nuk po e di çfarë të thotë, është në zjarr. Beogradi po luan lojë, po pret që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët. Çka do të sulmojë? Kosovën? Me çka? Me pistoleta uji?” u shpreh ai.

“Ndoshta është koha që Beogradi të vendosë nëse do të hyjë në Bashkimin Evropian. Nëse Vuçiqi e njeh Donbasin, atëherë njohja e Kosovës duhet të justifikohet. Ata vetë kanë hyrë në një rreth të çuditshëm e vicioz”, përfundoi presidenti./albora.ch/

Marketing