Përderisa bota po gjendet mes një rritjeje të rasteve të reja të COVID-19, e madje në Filipine vendi po gjendet edhe mes vaksinimit të vonuar, Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, tha se qytetarët e pavaksinuar që shkelin urdhrat e qëndrimit në shtëpi do të arrestohen.

Në një fjalim televiziv, Duterte sanksionoi liderët lokalë që të “arrestojnë persona rebelë” që largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Reuters, përcjell albora.ch.

Marketing

Presidenti Duterte më parë edhe kishte kërcënuar se do t’i burgoste njerëzit që refuzonin të vaksinoheshin. Ai është kritikuar ndërkombëtarisht për prirjen e tij autoritare, transmeton tutje albora.ch.

Qeveria e Filipineve synon të vaksinojë plotësisht 77 milionë nga 110 milionë qytetarët e vendit deri në maj./albora.ch/

Marketing