Presidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh sot nga Shtëpia e Bardhë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, “duket të jetë vetizoluar”, raporton BBC.

Marketing

“Ka indikacione se ai ka pushuar ose ka vënë nën arrest shtëpiak disa nga këshilltarët e tij”, tha Biden.

“Unë nuk dua të flasë shumë për këtë në këtë kohë, sepse nuk kemi prova shumë të forta”, shtoi ai.

SHBA-ja ka deklaruar të mërkurën se presidenti rus, Vladimir Putin është duke u keqinformuar nga këshilltarët e tij lidhur me luftën në Ukrainë, bazuar në një raport të Inteligjencës amerikane.

Sipas një zyrtari amerikan, këshilltarët nuk po ia tregojnë të vërtetën se sa keq po shkon lufta e forcave ruse, pasi kanë frikë ta bëjnë këtë. /albora.ch/

Marketing