Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shënuar arritje të mëdha në karrierën profesionale.

Marketing

Duke qenë se është duke e pushtuar tregun internacional prej shumë vitesh, ajo ka rikujtuar njërën prej këngëve.

Në një postim në Instagram, biondja me origjinë nga Kosova zbuloi se janë bërë tetë vjet që nga projekti “I Will Never Let You Down”.

“8 vite nga I Will Never Let You Down. Kjo këngë ma ka ndryshuar jetën, dhe jam shumë e lumtur që edhe ju e keni pëlqyer këtë. Cili është teksti juaj i preferuar?”, shkroi ajo.

Ky projekt u lansua saktësisht më 31 mars të vitit 2014 dhe në YouTube ka grumbulluar 173 milionë klikime.

Rita këtë kohë ka qenë në vëmendje për paraqitjen në “Oscars 2022” së bashku me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Krijuesja e hitit “Your Song” në një intervistë të dhënë së fundmi theksoi se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur ndodhi skandali mes Will Smith dhe Chris Rock pasi ndodhej në tualet dhe se u mërzit tejet shumë kur e kuptoi. /albora.ch/

Marketing