Pas arrestimit të djeshëm të një zyrtari të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, policia në raportin 24 orësh njoftoi se i njëjti është kapur duke marrë ryshfet 5850 euro nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.
Marketing
Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /albora.ch/
Marketing