Policia austriake ka dhënë detajet e para për aksidentin e autobusit nga Kosova.

Marketing

Sipas zëdhënësit të policisë së Salzburgut Hans Wolfgruber, në një konferencë për media ka thënë se aksidenti nuk ka ndodhur për fajin e palës së tretë.

Ai tha se dyshimet e para për shkakun e aksidentit mund të jetë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi ose shkak mund të ketë qenë ndonjë defekt teknik.

Ndërkaq komandanti i skuadrës së shpëtimit Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona.

Sipas tij tre persona janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 16 të tjerë më lehtë.

Marketing