Policia e Kosovës tha se ka arrestuar dy persona të dyshuara për ushtrim të dhunës ndaj një të moshuare.

Marketing

Policia tha se ka identifikuar dy gra të dyshuara, pasi në rrjetet sociale më 2 nëntor qarkulloi një video-incizim, ku shihej një punëtore në një shtëpi të pleqve në Pejë, duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje të moshuar.

“Të dyshuarat janë duke u intervistuar nga hetuesit e stacionit policor në Pejë”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkoi që të përfshirët në këtë rast të dalin para drejtësisë.

“Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Sveçlës, hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Marketing