Autoritet angleze kanë shpallur në kërkim një shqiptar 39 vjeçar. Raportohet se ai po kërkohet nga policia angleze e cila ka publikuar edhe foton e tij pasi akuzohet për një sulm të rëndë.

Marketing

Bëhet fjalë për Jeudevnik Selim Ahmati, 39 vjeç, i cili të dielën ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.

I riu, me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor. Sipas asaj që raportohet, dihet që shqiptari frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.

“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet t’i afroheni, përkundrazi duhet të telefononi menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter-it, ”thuhet në njoftimin e publikuar nga policia angleze.

Marketing