Kaloni më shumë kohë me familjen, rrini më pak në zyrë, por merrni të njëjtën shumë në llogari? Kjo tingëllon si një përrallë moderne, por është bërë tashmë realitet në një kompani vjenezë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch.

Marketing

Projekti pilot tani është një zgjidhje e përhershme

Pas një pilot projekti disa mujor, agjencia e zhvillimit të ueb-it “unite – Software Development” prezanton tashmë javën e përhershme 32-orëshe të punës me pagë të plotë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori menaxhues Franz Wilding në një intervistë për federatën e sindikatave.

Punonjësit donin të punonin më pak

Kërkesa për uljen e orarit të punës erdhi nga nëntë punonjësit, kujton Wilding: “Disa duan të krijojnë familje ose kanë pasur fëmijë së fundmi. Ata erdhën tek unë dhe më thanë se do të ishte e vështirë të punojnë dhe të bëjnë jetë private” Kështu sipërmarrësi u përpoq të gjente një zgjidhje.

“Performanca e punës nuk ka rënë. Ne punojmë shumë më të përqendruar tani”

“Performanca e punës nuk ka rënë. Sigurisht që ka një presion kohe herë pas here, por ne tani punojmë shumë më të përqendruar, më me efikasitet dhe kemi përmirësuar strukturat tona, për shembull takimet tona janë shkurtuar,” komentoi Franz Wilding.

Se si ekipi i tij e ndan kohën e punës 32-orëshe varet nga ata. “Java 32-orëshe është një përfitim i madh që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Thjesht shohim se puna nuk është më gjithçka në jetën e njerëzve,” thotë sipërmarrësi Wilding.

Albora.ch

Marketing