Dy persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e së martës në Gjilan. Policia ka njoftuar se në lidhje me tentimvrasjen është arrestuar personi i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje.

Marketing

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Albora.ch

Marketing